Laporta del me mesazh për tifozët: Do të forcojmë ekipin e parë (VIDEO)

Joan Laporta doli në skenë pasditen e kësaj të premteje me një mesazh të dyfishtë marrë nga Marca.

Nga njëra anë ka bërë të qartë se drejtuesit po punon për përforcimin e ekipit në janar dhe nga ana tjetër ka kërkuar unitet.

Në një video në rrjetet sociale prej vetëm 36 sekondash, presidenti iu drejtua fansave:

“Unë ndaj zhgënjimin tuaj me ndeshjen e Champions League. Të gjithë jemi dakord që duhet të forcojmë ekipin e parë,” pohoi ai.

Megjithatë, Joan Laporta e ka pranuar se nuk është e lehtë të marrësh lojtarë në merkaton e janarit. /albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 20:35