Një
zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një banesë në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku si pasojë e
zjarrit ka humbur jetën një 42-vjeçar,
Mësohet se viktima është N.XH i cili
jetonte i vetëm në banesë.
Konkretisht zjarri ka rënë në katin e dytë të
banesës në të cilën
jetonte 42-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë
zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës
jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së
zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 07:59