Zjarr në një banesë në Tiranë, asfiksohet i moshuari
Një banesë trekatëshe është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Katër Dëshmorët”, ku ka pësuar lëndime një i moshuar, i cili u transportua me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri është në gjendje asfiksie.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori