Zjarr masiv në një magazinë riciklimi në Tiranë
Një zjarr ka rënë në një magazinë riciklimi mbetjesh spitalore në Arbanë.

Mësohet se zjarri masiv ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit dhe me angazhimin e gjithë mjeteve zjarrfikëse të Tiranes u vu nën kontroll pas 2 orësh.

Nga zjarri pati dëme të shumta materiale por asnjë të lënduar. Ndërkohë ekspertët po punojne për identifikimin e shkakut. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori