Zjarr masiv në Fushë-Krujë, rrezikohen disa banesa
Zjarret nuk kanë të ndaluar në vend. Një zjarr i përmasave të fuqishme ka rënë në këto momente në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë Krujë.

Mësohet se disa banesa dhe një biznes aty pranë rrezikojnë të digjen.

Largohen emigrantët, fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Sipas News 24, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar për shuarjen e vatrave.
Shtuar më 24/08/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori