Zjarre masive kanë rënë në rrethin e Shkodrës duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota.
Zjarri masiv ka mbuluar kodrat ne komunen e Bushatit, ndërsa te rrezikuara nga
zjarri janë banesa të tëra, antenat e kompanive celulare si dhe një repart ushtarak që ndodhet në majë të kodrës së Zefjanës.
Ndërkohë vatër tjetër aktive problematike vazhdon të mbetet
zjarri në
malin e Taraboshit që për shkak të temperaturës së lartë dhe erës flakët kanë marrë drejtimin e lagjes turistike te Zogajt në Shkodër në kufi me
Malin e Zi.
Edhe dje
zjarre masive kanë rënë në disa zona në Berat. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2011,
ora 13:51