Zjarr i madh në Sarandë, zjarrfikësit në vështirësi për ta shuar
Një tjetër zjarr i fuqishëm ka rënë, kësaj here në zonë të vështirë malore në Sarandë.

Vatra e zjarrit është lokalizuar dhe ndodhet në vendin e njohur si “Maja e Miles”.

Një sërë forcash zjarrfikëse nga Saranda dhe Bashkia e Konispolit janë nisur në vendngjarje.

Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon asnjë banesë pasi ndodhet në një zonë të lartë malore ku nuk ka objekte. Deri më tani janë djegur një sërë drurësh pyjorë e shkurre.

Emergjencat Civile kanë njoftuar se këtë të martë në Shqipëri kanë rënë më shumë se 15 zjarre në qarqe të ndryshme të vendit. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2017, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori