Zjarr i fuqishëm në Bushat të Shkodrës, digjen 2 shtëpi
Një zjarr i madh ka shkrumbuar dy shtëpi në Bushat Shkodër.

Nga raportimet e para mësohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur poshtë kodrës së zefjanës në afërsi të fshatit Bushat, ka shkaktuar dëme të mëdha duke djegur dy godina banimi si dhe qindra rrënjë ullinj.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, të ndihmuar edhe nga mjetet zjarrfikëse.

Nga ish reparti i Bushatit si shkak i mbetjeve të 1997 janë dëgjuar shpërthime të municioneve. Ndërsa flakët kanë përparuar drejtë kodres së Zefjanës, shkruan Tv Rozafa.

Ndërsa sipërfaqja e djegur është shumë e madhe. Në ndihmë të banorëve kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë. /albeu.com/




Shtuar më 01/09/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori