Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Zjarr aksidental apo i qëllimshëm? Çfarë ndodhi me fabrikën që u shkrumbua në Kashar
Pëlqej
Qielli i Tiranës dje u vu nën pushtetin e flakëve dhe tymit, pas djegies së fabrikës së riciklimit të mbetjeve “Everest IE” në Kashar.

Era e lëshuar nga djegia e materialeve plastike u ndje edhe gjatë natës ndërkohë që zona nuk është inspektuar as nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe as nga ata të Mjedisit.

Jashtë kameras, Arben Luzati, shef sektori në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se është Agjencia e Mjedisit ajo që duhet të kërkojë inspektim të nivelit të ndotjes shkruan opinion.al. Sipas tij, në kushte të tilla duhet të jenë vetë banorët që duhet të marrin masa.

“Dritaret dhe dyert duhet të mbahen mbyllur për disa ditë”.

Ende nuk ka një përllogaritje të dëmeve të shkaktuara nga flakët. Dyshimet e hetuesve janë orientuar në pistën e një zjarri aksidental për shkak të luhatjes së tensionit, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrit të qëllimshëm.
Shtuar më 23/04/2018, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori