Zihet menaxherja me punonjësen në Lezhë, përfundojnë në polici
Pëlqej
Ka degjeneruar në dhunë, një konflikt banal mes dy femrave në Lezhë. Të dyja kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka nisur procedimin penal ndaj tyre.

Një sherr i nisur mes menaxheres dhe punonjëses së një supermarketi në Lezhë, ka përfunduar me mbërritjen e forcave të policisë dhe procedim penal të tyre.

23 vjeçarja Elona N., banuese në Tiranë, menaxhere e supermarketit është konfliktuar me punonjësen e saj, të identifikuar si Anisa L., 21 vjeçe, banuese në lagjen “Besëlidhja”.

Ato kanë nisur sherrin në ambientet e punës, për shkak të një konflikti banal, i cili ka degjeneruar në dhunë. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu kanë nisur procedimin penal ndaj tyre. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori