Zhvillohet Olimpiada Shkencore në Universitetin Epoka
Talentët e Shkencës, Olimpiadë në Universitetin Epoka
Universiteti Epoka këtë vit për herë të parë organizoi olimpiadën shkencore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

275 nxënës të shkëlqyer në shkenca ekzakte dhe gjuhë angleze morën pjesë në këtë olimpiadë të zhvilluar më 12 Maj 2012 në kampusin e Universitetit Epoka dhe u përgatitën denjësisht për pjesëmarrje në olimpiada ndërkombëtare.
Olimpiadën e hapi Rektori i Universitetit Epoka, i cili përgëzoi nxënësit pjesëmarrës për suksesin që kanë treguar në konkurset rajonale për të arritur deri në Olimpiadë, ndërsa mësimdhënësit dhe organizatorët për punën e palodhshme të tyre.

“Shqiptarët kanë një kapital të çmuar në duar: diturinë. Një nga mundësitë për të krijuar dijen si resurs, është arritja e rezultateve në shkencat ekzakte. Juve nxënës të dashur do dua t’iu porosis që të garoni me dinjitet dhe kritere korrekte në këtë olimpiadë dhe të na përfaqësoni sa më mirë në olimpiadat ndërkombëtare” , tha mes tjerash Rektori Özler.

Pyetjet për këtë olimpiadë u përgatitën nga stafi i profesorëve të Universitetit Epoka, gjithaq dhe vlerësimi u bë nga komisioni akademik i ngritur nga universiteti.
Olimpiada për klasat e 6-ta deri te klasat e 11-ta u zhvillua në lëndët: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë dhe Anglisht, ndërsa për fituesit u shpërndanë çmime dhe dhurata.

Deri më sot Kompania Arsimore “Turgut Özal”, pjesë e së cilës janë Universiteti Epoka, Kolegjet “Mehmet Akif”, “Turgut Özal” dhe “Hasan Riza Pasha” ka marrë pjesë në më shumë se 40 olimpiada ballkanike dhe botërore. Rezultatet pozitive të nxënësve të kolegjeve turke dhe studentëve të Universitetit në aktivitetet shkencore jashtë vendit, tashmë janë bërë një realitet i pranueshëm nga juritë ndërkombëtare.
Shtuar më 14/05/2012, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori