Zhvillohet në Universitetin Bedër Konferenca Ndërkombëtare mbi Studimet në Media dhe Komunikim

Zhvillohet në Universitetin Bedër Konferenca Ndërkombëtare mbi Studimet në Media dhe Komunikim
Pëlqej
Studiues nga 11 shtete dhe 21 universitete të ndryshme, të mbledhur në konferencën ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim, diskutuan mbi zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet industria e medias.

Akademikë dhe profesionistë të fushës së medias, nga Franca, Irlanda, Turqia, Belgjika, Shqipëria, Kososva, Maqedonia etj, referuan punimet e tyre shkencore duke synuar tu japin përgjigje dilemave dhe problematikave që kanë sjellë ndryshimet teknologjikë në indistrinë e medias.

Temat në konferencë përfshijnë ndarjen e informacionit mbi kërkimin shkencor, zhvillimin, aplikimet e industrisë së medias, mediumet sociale, marketingun, komunikimin politik etj. Raportet e reja të pronësisë së medias kanë sjellë gjithashtu marrëdhënie të reja të pronarëve me produktin e medias, cilësinë e tij, me reklamuesit, politikanët dhe aktorët e tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit “’Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, pasi u uroi mirëseardhjen referuesve dhe pjesëmarrësve, shtroi rëndësinë e trajtimit të tematikave të tilla në kushtet e dixhitalizimit dhe trendeve të reja të medias.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga Prof. Artan Fuga, drejtues i Departamentit të Gazetarisë dhe KomunikimitUniversitetin e Tiranës, i cili u ndal në dinamikat e viteve të fundit, ku media tradicionale po sfidohet nga mjetet e reja të komunikimit. Media e re dixhitale po krijon jo pak dilema dhe pikëpyetje, në lidhje me efektivitetin, besueshmërinë dhe audiencën. Ai u shpreh për rëndësinë që ka organizimi në partneritet me disa institucione i kësaj konference, duke uruar që referuesit, nëpërmjet punimeve të tyre, t’u japin përgjigje dilemave dhe zhvillimeve të fundit në industrinë e medias.

Zëvendësambasadori i Francës në Shqipëri, Didier Guilbert shprehu nderimin e pjesëmarrjes në këtë konferencë me rëndësi ndërkombëtare në kushtet e lindjes së platformave të reja të komunikimit. Ai vuri gjithashtu në dukje dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Universitetit “Hëna e Plotë” ( Bedër) me ambasadën franceze në aktivitete të ndryshme në kuadër të frankofonisë.

Prof. Dr. Briseida Mema, në cilësinë e kryetares së konferencës, u ndal në aktualitetin dhe rëndësinë që ka diskutimi i temave, në lidhje me industrinë e medias. Ajo theksoi se teknologjia ecën me ritme të shpejta dhe në këtë aspekt u takon studiuesve, gazetarëve dhe njerëzve të medias që të ecin me po atë ritëm për të mos ngelur mbrapa zhvillimeve teknologjike. Znj. Mema shprehu falenderimet për mbështetjen që Ambasada Franceze i ka dhënë vazhdimisht këtyre aktiviteteve, në kuadër të frankofonisë.

I ftuar në këtë event ishte edhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Alfred Peza, i cili falenderoi Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) për organizimin e kësaj konference, duke theksuar se aktivitete të kësaj natyre u shërbejnë jo vetëm profesionistëve të medias, por edhe publikut dhe politikëbërësve. Z. Peza u ndal edhe në procesin e kalimit në transmetime dixhitale si një detyrim ndërkombëtar.

I ftuar si folësi kryesor ishte Prof. Eric Scherer nga Franca, njëkohësisht edhe drejtor i “Future Media” në Televizionin Francez. Profesor Scherer paraqiti për audiencën 10 sfidat e revolucionit digjital, si edhe të industrisë mediatike që duhet të përshtatet me ndryshimet.

Profesor Scherer, autor i esesë ‘’A kemi më nevojë për gazetarët’’, theksoi se rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Snapchat etj., po përhapen me hapa gjigandë, ndërsa media tradicionale po përpiqet të integrojë këto forma të reja komunikimi. Ai gjithashtu u shpreh se sipërmarrja në media është vështirësuar dhe dixhitalizimi sjell nevojën e ekspertëve në këtë fushë.

Konferenca Ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim me temë: “Industria e medias, trendet, dinamika dhe sfidat’’, u organizua nga Departamenti i Shkencave të KomunikimitUniversitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe KomunikimitUniversitetin e Tiranës, “Ipek University” në Ankara, Universitetin e Prishtinës dhe Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë.
Shtuar më 26/03/2015, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori