Zhvati mbi 300 mijë euro, arrestohet ish-prefekti i Fierit
Ditën e sotme është arrestuar ish-perfekti i Fierit, me akuzën e mashtrimit.

Sipas informacioneve Bujar Hasaj operonte dhe në fushën e biznesit, pasi kishte një kompani ndërtimi.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.

Ish-prefekti i Fierit, akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro secilit.

Bujar Hasaj ka mbajtur detyrën e prefektit nga viti 2009 deri në vitin 2012. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori