Zhvati bizneset, kush është kryesocialisti që u arrestua sot në Tiranë
Ditën e sotme janë arrestuar dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë ryshfete bizneseve, deri në 200 mijë lekë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër inspektor me inicialet P.H.

Pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

I arrestuari Artan Kroji është kryetar i PS-së në njësinë nr 3 në Tiranë.

Lajmin e publikoi fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa në një status në Facebook, deputetit i PD Myslym Murrizi tregon se Artan Kroi nuk duhet të ishte përfshirë në administratë, sepse rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik nderkombëtare drogë në Greqi në vitin 2004 më emrin Marjels Kroj.
Shtuar më 03/10/2018, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori