Zhvaste bizneset, si u kap kryetari socialist në Tiranë
Artan Kroj, 37 vjeç dhe Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim kolegu i tyre, me inicialet P.H., 43 vjeç.

Pas arrestimit u zbulua se Artan Kroj ishte edhe kryetar i njësisë nr.3 në Tiranë, ndwrsa skandali u denoncua mw parw edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Sipas të dhënave të Policisë, inspektorët tatimorë, në bashkëpunim me njëritjetrin, duke shpërdoruar detyrën, u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 2 milionë lekë të vjetër për çdo rast.

Skema e gjobëvënies u zbulua pas denoncimit të një biznesi. Prokuroria nisi një hetim proaktiv që zgjati rreth tre muaj, duke konkluduar me arrestimin e inspektorëve dhe duke siguruar prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, pasi rezulton se gjobisnin bizneset gjatë kohës që kryenin inspektimin e tyre. Nga Partia Socialiste e Tiranës nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.
Shtuar më 04/10/2018, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori