Zhvarrime për kryqin, reagon PDU-ja
Shpëtim Idrizi, PDU
Ngritja e një kryqi në Boboshticë të Korcës për të nderuar dy ushtarë të vrarë grekë ka sjellë reagimin e Klubit të Patriotëve të rinj të Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU). Sipas tyre ngjarja që solli zharrimin e eshtrave të disa shqiptarëve në varrezë përvecse fyese dhe makabre ka kaluar në heshtje nga autoritete e shtetit. Jetmir Salaj, perfaqesues i të rinjve të PDU theksoi se shteti shqiptar duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e këtij veprimi të ulët antikombëtar.

“Ngjarja e fundit e ndodhur në fshatin Boboshticë është një ngjarje makabre e përsëritur. Çdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh që institucione që veprojnë në Shqipëri e kanë të thjeshtë që të shesin varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese të vendit tonë. Shteti shqiptar duhet të çojë përpara drejtësisë autorët e këtij akti dhe të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten në të ardhmen”, theksoi Salaj.

Sipas Salajt, rinia shqiptare ndjehet e fyer nga këto akte duke i bërë thirrje më tej që rinisë shqiptare që të veprojë me synimin ndalimin e ketyre veprimeve. “Ne të rinjtë jemi ata që duhet të çohemi dhe të themi: Ndal! Ndal përdhosjes së shqiptarëve! Ndal uljes së dinjitetit tone!”.

Të rinjtë e PDU theksuan se veprime të tilla përveçse antishqiptare cënojnë dhe të drejtat e njeriut. “Dhe mbi të gjitha ndal urrejtjes që këta individë tentojnë të krijojnë për të arritur qëllime të errëta, antishqiptare dhe kundër të drejtave të njeriut!”.
Shtuar më 31/10/2010, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori