Zhurmat, policia: Ndjekje penale ndaj abuzuesve
Policia bashkiake së bashku me Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Institutin e Shëndetit Publik kanë vijuar me aksionin kundër ndotjes akustike në Tiranë. Për ditë me rradhë kjo task forcë është e fokusuar në kryeqytet më qëllim reduktimin e zhurmave dhe muzikës së lartë në zonën e ish Bllokut, një prej zonave më problematike të Tiranës.

Për 24 orët e fundit në Tiranë, Njësia Taks-Forcë nën drejtimin e Prefektit, kanë ushtruar kontrolle të shumta mbi ato subjekte që prodhojnë zhurmë duke mos zbatuar orarin e përcaktuar.

Lidhur me këtë vetëm natën e mbrëmshme kanë kundërshtuar dhe do t`i referohen materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj dy pronarëve dhe administratorëve të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Njësisë Taks-Forcë, e krijuar për këtë qëllim.

Ndërkaq policia u bën thirrje pronarëve dhe administratorëve të këtyre subjekteve, të zbatojnë me përpikmëri orarin e përcaktuar,për tejkalim të normave të lejuara të nivelit të zhurmës në mjedis, pasi ndaj tyre do të fillojë ndjekja penale si dhe do të sekuestrohen pajisjet elektronike, në rast të moszbatimi. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori