Zhgënjen policia, kjo ngjarje konfirmon se gjobat janë vetëm për të “këputurit” (FOTO)

Policia Rrugore deklaroi me bujë dje se kishte vendosur plot 4 998 gjoba ditët e fundit ndaj shoferëve për shkelje të tilla si parkim i gabuar, mos vendosje rripi sigurimi, konsum i pijeve alkoolike. Këto janë masa që i shërbejne rregullimit të qarkullimit në Shqipëri, ku një numër i madh shkeljesh bëhen shkak edhe për humbje të shumta jete, por policia ka zhgënjyer vetëm 24 orë pas njofimit të mesipërm duke konfirmuar se gjobat janë vetëm për të “këputurit” dhe njerëzit pa të njohur e pa para, pasi kur vjen puna tek “të fortët” ata zbuten.

Një ngjarje sa komike aq edhe tragjike ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës së ’21 Dhjetori-t”, ku një makinë Ferrari e zezë kishte parkuar pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë.
Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi policia e shtetit së bashku me një karrotrec por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin. Kronologjia e ngjarjes duket edhe nga fotot. Sipas dëshmitarëve pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.

Në këtë rast, duket se ligji në dorën e “maliqit” nuk ka vepruar duke vërtetuar se rregullat në këtë vend janë vetëm për të varfrit./Albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori