Fakti i të qenit personazh mediatik,
Greta Koçin nuk e ka ndihmuar aspak për të fituar zemrat
vlonjate. Këngëtarja e angazhuar në PD, mësohet se është tërhequr përfundimisht nga
gara për kreun e Forumit Rinor.
Greta Koçi thuhet se është zhgënjyer nga votimi i të
rinjve vlonjatë, të cilët e renditën të fundit në listën me 6 kandidatë. Ajo ka marrë vetëm 17 vota. Në votimet e ardhshme që do të mbahen mes të
rinjve të Kavajës mbeten në garë: Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Enri Ceno, Oriela Nebijaj dhe Lisandër Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2015,
ora 15:41