Shijoni spektaklin e Ibrës në versionin Ultras (VIDEO)

Milani u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh, duke triumfuar ditën e djeshme me rezultatin 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”, falë dopietës së Olivie Zhirusë dhe një goli të Fronk Kesisë.

Pas festës dhe ngritjes së titullit në Rexhio-Emilia, Milani ka mbërritur në Milano mbrëmë dhe me mbi 10.000 tifozë që e prisnin për të festuar së bashku.

Ajo që ra më shumë në sy ishte që përsëri Zlatan Ibrahimoviç ishte protagonist kryesor duke rrëmbyer skenën dhe duke dhuruar “show” në versionin Ultras:

“Ju falënderoj të gjithëve ju! Sepse pa ju do të ishte e pamundur.”, ishte fjala e sulmuesit suedez përpara tifozëve kuqezinj.

Milani arriti të shpallej kampion i Italisë pas 11 vitesh, ekzaktësisht që nga sezoni 2010/2011 me Masimiliano Alegrin në pankinë, por edhe me Ibrahimoviç në skuadër.


Shtuar 23.05.2022 10:16