Zhdukja misterioze e kapitenit, biznesmeni turk tërheq jahtin që u gjet i braktisur
Është tërhequr nga porti i Shëngjinit jahti i biznesmenit turk i cili u gjet i braktisur në det të hapur me 6 shtator të këtij viti.

Jahti lukzos ka qëndruar në port i bllokuar me kërkesë të Prokurorisë e cila po kryen hetimet.

Pronari e ka marrë jahtin pas autorizimit të dhënë nga Prokuroria dhe autoritet portuale.

Ndërkohë që ende nuk dihet fati i kapitenit të jahtit i cili vijon të jetë i humbur./abcnews.al
Shtuar më 24/11/2019, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori