Euro rritet lehtë, çfarë po ndodh me monedhat e tjera (TABELA)

Euro ka pësuar një rritje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Kështu nëse 1 euro dje blihej me 104.5 sot blihet me 105.5. Nëse dje shitej me 105.8, sot shitet me 106.6.

Edhe dollari ka pësuar rritje.

Ditën e djeshme blihej me 96 lek, ndërsa sot me 96.6. Ditën e djeshme shitej me 97.3, ndërsa sot me 98.

Ndërkohë paundi britanik do të blihet me 122.5 dhe do të shitet me 124.4.

Tabela 22 gusht 2023

Tabela 21 gusht 2023

/Albeu.com/ 


Shtuar 22.08.2023 07:41