Zhdukja e Remzi Hoxhës, shtyhet gjyqi
Vonesa e përgjigjes së britanikëve për ekstradimin apo marrjen në pyetje të të akuzuarit Ilir Kumbaro ka çuar në shtyrjen e seancës së radhës për gjyqin ndaj zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Gjykata në këtë seancë kërkoi që ai të merrej në pyetje në Londër por edhe kjo gjë është e parealizueshme pasi ai tashmë nuk është gjetur nga policia britanike.

Para tre muajsh me anë të një letre autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e Kumbaros drejtë Shqipërisë. Por ndërsa pritej një pergjigje nga anglezet, Kumbaro u largua nga vendi i banimit, çka e veshtirëson akoma edhe më tepër kthimin e kësaj përgjigjeje. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2012, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori