Ndodh në Irlandën e Veriu: Portieri ndëshkohet me të kuq pasi goditi shokun e tij të skuadrës (VIDEO)

Skenë e pazakontë në Irlandën e Veriut. Java e tetë kampionatit vuri përballë Glentoran dhe Coleraine. Deri në minutën e 80-të ndeshja vendosit po fitonin, para se Cathair Friel të vendoste baraspeshën(2-2, 80).

Adam McCaray, i zemëruar me mbrojtjen e shokut të tij të skuadrës Bobby Burns, shkon tek ai gjatë festimit të miqve dhe nis t’i bërtasë  para se të rrëzonte në tokë. Arbitri logjikisht e ndëshkon me karton të kuq porterin vendas. Një barazim mes dy ekipeve pavarësisht incidentit, i cili nuk ishte i vullnetshëm sipas trajnerit të Glentoran, Mick McDermott.

“Ata të dy janë të mërzitur nga ajo që ndodhi. Fola me Bobin dhe ai më tha se nuk e goditi në fytyrë. Derisa të shikoj videon nga afër, nuk mund t’ju jap mendimin tim. Bobby e konfirmoi në dhomën e zhveshjes, madje erdhi edhe  në zyrën time, dhe tha se nuk ishte goditur, ” tha McDermott pas takimit.


Shtuar 17.10.2021 16:23