Zhdukja e kapitenit turk në Shëngjin, çfarë po ndodh me jahtin super luksoz
Prokuroria shqiptare i ka kthyer pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit.

Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk, shkruan Ballkan ëeb.

Kujtojmë se jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit. Gjatë kontrollit nga policia në brendësi tb jahtit u gjendën dokumentat e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Pas gjithë kësaj kohe, ende nuk dihet asgjë për fatin e 31-vjeçarit.

Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi. Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetimi pas mungesës së kapitenit, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.


Shtuar më 17/01/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori