Zhdukja e Jan Prengës, kapet një nga autorët e dyshuar
Një nga autorët e dyshuar për eliminimin e Jan Prengës, është arrestuar në Poloni.

Gentian Bleta përdorte disa identite dhe kjo ka bërë të vështirë identifikimin e menjëhershëm të tij nga ana e autoriteteve në Poloni.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng në janar të këtij viti ku dhe si pasojë e sulmeve dyshohet se humbi jetën.

Ndërkohë ende nuk është zbuluar ku mund të jetë fshehur trupi i tij.

Prenga ishte baba i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pèngmarrjen e tij. Njëri prej vëllezërve të të ndjerit, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, luante e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.
Shtuar më 16/06/2020, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori