Zhdukja e biznesmenit me skaf, Policia jep detaje
Policia zbardh detaje nga zhdukja e biznesmenit vlonjat në Durrës.

Sipas policisë ata kanë dalë në orën 10:30 nga Vlora në drejtim të Durrësit. Mjeti i ujit që do të provonin ka qenë i ankoruar në Durrës. Që nga ajo ditë ata nuk janë kthyer më.

Ndërkohë, Policia po verifikon regjistrat e portit të Durrësit, për të parë nëse mjeti është marrë nga ata.

NJOFTON POLICIA

“Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë)”. /albeu.com/


Shtuar më 08/07/2017, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori