E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet e reja, 19 viktima në 24 orët e fundit
Zhdukja e biznesmenit italian, partnerja shet bizneset sapo kthehet në Itali
Mediat italiane bëjnë me dije se partnerja e biznesmenit italian Davide Pecorelli i cili u zhduk në mënyrë misterioze me të mbërritur në Shqipëri, ka qëndruar për rreth 6 orë pranë komisariatit të policisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve, përpara se të rikthehej në Itali.

Ishte pikërisht partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

Nga informacionet, bëhet e ditur se shqiptarja ka shitur bizneset e italianit në momentin pasi u komunikoi lajmin për zhdukjen e partnerit të saj punonjësve të parukierive. Pronari i ri u premtoi duzinës së personave të punësuar se do të forconte kompaninë dhe do të tejkalonin momentin ‘delikat’. Të gjitha aktivitetet e Pecorellit, përveç hotelit, janë në emër të shqiptares.

Ndërkohë, hetuesit po studiojnë lëvizjet e Pecorellit, mbi të gjitha për të kuptuar përse ndodhej i vetëm në atë hotel me maleve, pranë kufirit me Kosovën. 45-vjeçari mbërriti në Pukë më 4 Janar, rreth orës 21:30, që është edhe momenti kur shkoi në hotel. U largua më 5 Janar, ndërsa më datë 6 nuk u rikthye. Personeli i hotelit thotë se gjatë qëndrimit në hotel ai fjeti gjumë dhe mëngjesin e 5 Janarit piu një kafe.

Davide Pecorelli humbi çdo kontakt me familjarët më 6 Janar. Automjeti që kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur pranë fshatit Gjegjan të Pukës.

Përveç sendeve të tij personale, autoritetet gjetën në mjetin tip “Skoda” edhe pjesë kockore të një njeriu, të cilat pritet që të përcaktohet nëpërmjet analizës së ADN-së nëse i përkasin ose jo 45-vjeçarit , pasi ora dhe celulari, gjithashtu të gjetur në mjet janë të tij.
Shtuar më 20/01/2021, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori