Zhdukja e 28 dokumenteve sekrete në polici, prokuroria nis hetimet
Vetëm pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Facebook se nga kasaforta sekrete e Policisë së Shtetit ishin zhdukur dokumente sekrete.

Pas këtij denoncimi, kontrolli i brendshëm në Polici ka bërë kallëzim në Prokurori për këtë rast.

Prokuroria e Tiranës kontaktuar nga bënë me dije se prej më shumë se 10 ditësh janë duke kryer hetimet për zhdukjen e dokumenteve nga kjo kasafortë e cila ka qenë në varësi të drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit.

Prokuroria sqaroi se hetimet po kryhen pa emra konkret për zyrtarë të policisë të përfshirë në këtë skandal të zbuluar nga kontrolli i brendshëm në polici dhe procedimi është regjistruar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës e nxjerrjes së sekretit shtetëror”.

Pavarësisht se Berisha denonconte se në këtë skandal janë përfshirë kreu i Krimeve të Rënda Ardian Cipa dhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, SHBÇA deklaron se ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës./albeu.com/



Shtuar më 07/04/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori