Zhduket prej një jave burri nga Tirana, gruaja kërkon ndihmën e policisë
Një 35-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje E.L. deklaroi në polici se bashkëshorti i saj, ishte larguar prej një jave nga shtëpia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.06.2018, shtetësia E.L, vjeç 35, banuese në Tiranë, kallëzon se para një jave, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi L.L, vjeç 46. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Shtuar më 06/06/2018, ora 21:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori