Zhduket pa lënë gjurmë 11 vjeçari në Tiranë
Një fëmijë 11-vjeçar, i identifikuar me inicialet R.D., banues në Tiranë ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.

Ka qenë babai i tij, Y.D., 35 vjeç që bëri denoncimin në polici dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Shtuar më 05/08/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori