"Zhduket" një nga gjyqtarët që i uli dënimin Dritan Dajtit
Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special.

Gjykata e Apelit Vlorë është e mbyllur dhe burime konfirmojnë se policia ende nuk ka kontrolluar zyrat e tyre, të cilat duhet të hapen vetëm në prani të tyre ose të avokatëve.

Për gjyqtarin Petrit Aliaj, të afërmit e tij tregojnë se ai nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.

Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër, shkruan TCH.

Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.
Shtuar më 15/02/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori