Zhduket një e mitur në Tiranë, prindërit nxjerrin foton e saj (FOTO LAJM)

Një 7- vjeçare ka humbur kontaktet me familjen pasditën e sotme.

E mitura jetonte në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Mësohet se vajza 7- vjeçe, e identifikuar si Melisa Jashari ka dalë pasdite për të luajtur me shoqet e saj dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.

Familjarët, të alarmuar kanë bërë denoncimin dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Njoftimi i bërë:

URGJENTE! Vajza qe shihni ne foto quhet Melisa Jashari, 7vjec. Familja ka humbur kontaktet me te qe prej drekes.

Prinderit i jane drejtuar policise dhe medias per ti kerkuar ndihme. Nese e keni pare, ju lutem na shkruani!

Sa me shume te shperndani njoftimin aq me shume rriten mundesite per ta gjetur.

Aktivizimi Rom dhe Egjiptian.
Shtuar më 22/04/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori