Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes
Pëlqej
Albeu.com
Aktivisti i hershëm i Lëvizjes Clirimtare të Kosovës, Ismet Krasniqi, një nga themeluesit e lëvizjes së armatosur, që në vitet ‘90, anëtar i partisë së Ramush Haradinajt, nga e shtuna eshte zhdukur pa lene asnje gjurme.Zhduket pa lënë gjurmë biznesmeni dhe veprimtari i luftës kosovare, Ismet Kryeziu. Aktivisti i hershëm i Lëvizjes Clirimtare të Kosovës, një nga themeluesit e lëvizjes së armatosur, që në vitet ‘90, anëtar i partisë së Ramush Haradinajt dhe bashkëvuajtës në të njëjtin burg me ishkryeministrin Fatos Nano, është larguar për të pirë një kafe nga banesa e njerëzve të nuses së tij në Tiranë, pasditen e së shtunës më 15 nëntor.

Por për policinë dhe familjen ene nuk dihet fati i tij. Ai rezulton "në kërkim" dhe ende nuk ka asnjë shenjë për vendndodhjen e tij. Asnjë telefonatë dhe asnjë informacion nga të gjitha komisariatet e vendit për fatin e Kryeziut, njërit prej aktivistëve të parë për clirimin e Kosovës.

Ky është një ndër njerëzit e akuzuar edhe për veprimtari spiunazhi, e i arrestuar në Shqipëri, pikërisht për këto çështje, në tetor të vitit 2005, në kohën kur u zhduk biznesmeni Remzi Hoxha. Madje, Ismet Kryeziu dhe Remzi Hoxha kanë qenë ndër njerëzit e parë që kanë kontribuar për armatosjen e lëvizjeve çlirimtare në Kosovë dhe në Maqedoni.

Bashkëshortja e Kryeziut, Anila Leli, gazetare e njohur, që tashmë punon në Kosovë, është personi që ka denoncuar zhdukjen e Kryeziut, i cili i ka thënë vetëm se, "po dal pak minuta për një kafe". Por nuk është kthyer më. (tch)
Shtuar më 19/11/2008, ora 17:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori