Zhduket në rrethana misterioze turisti austriak
Pëlqej
Një turist austriak rezulton i zhdukur në rrethana tepër misterioze prej 5 ditesh. Mësohet ai ka humbur kontaktet që prej datës 16 gusht, por vetëm të mërkurën në mbrëmje është bërë denoncimi për 62-vjeçarin E. A. dhe policia e Lushnjës e shpalli në kërkim. Sipas policise mbrëmjen e 20 gushtit, në Komisariatin e Policisë në Lushnjë është paraqitur 43-vjeçarja E. K., banuese në këtë qytet.

Sipas të përditshmes Panorama, 43-vjeçarja ka denoncuar në polici duke pohuar se shtetasi austriak ka qenë i akomoduar në Lushnjë nën kujdesin e një shoqate që operon në këtë qytet dhe që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota. Gruaja ka thënë për policinë se ai ka mbyllur telefonin dhe nuk ka pasur mundësinë askush të kontaktojë me të prej disa ditësh.

“Jam administratore e një shoqate në Lushnjë. Çdo vit vijnë turistë në Lushnjë dhe ne si shoqatë i presim dhe i akomodojmë duke shërbyer edhe si operatorë turistikë për ta. Shtetasi 62-vjeçar E. A., nga Austria, në datën 16 gusht është nisur për në Fier e më pas donte të vazhdonte për në Gjirokastër. Ai ka udhëtuar i vetëm, pasi ka qenë dhe më parë në Shqipëri. Nga kjo ditë nuk kemi asnjë lloj kontakti me të”, ka pohuar e shqetësuar për policinë lushnjare gruaja denoncuese.
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori