Zhduket i shumëkërkuari
Një tjetër i shumëkërkuar nga drejtësia italiane ka arritur të arratiset me sukses nga Shqipëria. Eraldo Markaj i moshës 25 vjeç nga Lezha i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje kokaine në Itali, po kërkohet nga Policia Shqiptare, pas një vendimi të shpallur nga gjykata për të ekstraduar.

Sipas këtij dokumentacioni Eraldo Markaj u arrestuar ne 10 shtator nga policia shqiptare në vijim të një operacioni ne qytetin e Lezhes pas njqë kërkese të dërguar nga gjyqtarja italiane Elena Cerioti, qe kërkonte arrestimin me qëllim ekstradimin e tij.

Por pas prangosjes së 25-vjecarit që rezulton ne Shqipëri me emrin e ndryshuar Aldi Markaj, Gjykata e Lezhës urdheron lirimin e menjëhershëm te tij pa caktuar ndonje mase tjetër shtrënguese me argumentin se arrestimi ishte i padrejtë.

Pak ditë pas këtij vendimi prokuroria nisur nga një kërkese e dytë e italianeve për arrestimin e të kërkuarit për trafik droge në Itali, dërgon kërkesën për ekstradimin e Eraldo Markajt në gjykatë. Dhe gjykata vendos ekstradimin e tij.

Burimet thanë se menjëherë pasi kane siguruar këtë vendim edhe pse nuk kishte një masë arresti, pra i pandehuri ishte ne gjendje të lirë kanë nisur kërkimet jo vetëm në Lezhë por edhe në komunën Shënkoll.

Këto kërkime prej një jave rezultojnë te pasuksesshme, ndërsa burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se i riu është arratisur jashtë vendit, dhe se ata nuk mund ta arrestonin ne kufi pasi ndaj tij nuk kishte masë shtrënguese nga gjykata.

Shtuar më 01/10/2011, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori