Zhduket gruaja në Fier, dyshohet se është mbytur në lumë
Ka kaluar një ditë që kur një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras i Fieri është shpallur e zhdukur.

Shaqe Nexhipi, nënë e dy fëmijëve dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat.

I shoqi i saj ka deklaruar se ditën e djeshme se 59-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ditën e sotme, banorët e fshatit e kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa në mënyrë që të gjenin trupin e saj por pa sukses.
Shtuar më 03/11/2018, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori