Zhduket dokumenti origjinal i Marreveshjes se Ohrit
Albeu.com
Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit konsiderohet i zhdukur, pasi që ekzistimi i tij është mohuar të jetë në Arkivin shtetëror dhe kabinetin e presidentit.Tetë vite pas nënshkrimit të dokumentit kornizë të paqes në Maqedoni, është zhdukur kopja origjinale, ndërsa asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë përgjegjësinë për të sqaruar se ku gjendet ky dokument relevant, me të cilin u ndërpre konflikti i vitit 2001.

Nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë kanë bërë të ditur se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes, që kishte qenë në gjuhën angleze. Nga ana tjetër, edhe nga kabineti i presidentit nuk është konfirmuar ekzistimi i këtij dokumenti.

Sipas ligjeve për arkivim, Arkivi Shtetëror është kompetentë për t`u kujdesur për materiale shtetërore. /INA/
Shtuar më 14/08/2009, ora 22:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori