Zhduket 21-vjeçari nga Durrësi, e ëma: Më tha do iki në Tiranë tek ditëlindja e një shoku
Policia e
Tiranës dhe Durrësit janë vënë në alarm pas denoncimit të humbjes së një 21-vjeçari në Tiranë.
Mësohet se denoncimi është bërë nga familja e
djalit me banim në Durrës.
Sipas dëshmive djali 21-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3
ditësh, pasi i kishte thënë nënës së tij se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku.
Mirëpo, prej tri
ditësh ai nuk është kthyer në shtëpi dhe as nuk ka kontaktuar me prindërit.
Sipas nënës, ai e kishte telefonuar të martën dhe i kishte thënë se do të qëndronte në Tiranë, por që prej asaj ditë e ëma s’ka asnjë kontakt me të.
Policia ka shpërndarë të dhënat e
djalit të identifikuar si T.K në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 15:25