Humbi kontrollin e zetorit në Gramsh dhe u përmbys, vdes 60-vjeçari

Foto ilustruese 

Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi mjeti tij “Zetor” me të cilin udhëtonte është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumberas, Gramsh.

Sipas policisë, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Si pasojë,  shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 08:20