Këlliçi takim me qytetarët në rrugë, u shpjegon si do ta realizojë transportin publik falas

Kandidati ikoalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar turin e tij të takimeve me qytetarët.

Ditën e sotme ai është takuar me qytetarë në zonën e Brrylit, ku ju ka shpjeguar 5 prioritetet e programit të tij që do t’i ëjë në zbatim nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ai ju ka shpjeguar qytetarëve se si do ta realizojë premtimin për transport publik falas.

“Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen”-u shpreh Këlliçi.

Këlliçi ka siguar qytetarët gjithashtu se asnjë nga punonjësit që punon në shërtbimin etransportit publik nuk do të preket, dhe se ata do të vijojnë të punojnë normalisht.

“Të gjithë do punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do heq njeri nga puna. Unë do paguaj aq sa duhen në vit me e mbajt në këmbë sistemin me fitim. Unë po të them kaq: ajo kushton në vit 16.5 milionë euro, buxheti është 240 milionë euro. Unë do t`ua paguajë 16.5 milionë euro operatorëve çdo vit operatorëve që ta mbajnë sistemin në këmbë dhe ta modernizojnë”, u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi deklaroi gjithashtu se ndryshimi do të vijë në 14 maj, pasi llogaritë tashmë janë ndarë. Veliaj me oligarkët ndërsa Këlliçi dhe ekipi i tij me qytetarët.

“I kemi ndarë llogaritë, ne gjithë ditën me qytetarët, këta i kemi lënë me oligarkët. Në datën 14 do të bëhet ndryshimi se zbën se shohim njerëzit, çdo ditë, kudo ku ikim”-u shpreh Belind Këlliçi.

 


Shtuar 19.04.2023 13:54