Zhduket 16-vjeçari nga Babrruja

Pëlqej
Zhduket prej një jave një 16-vjeçar, i cili jeton në Babrru të Tiranës.

Familjarët denoncojnë zhdukjen e djalit të tyre dhe apelojnë për ndihmë. Sipas nënës së tij, 16-vjeçari, të premten e shkuar pasi është kthyer nga Kosova është takuar më të, gjatë kohës që ajo ishte në punë dhe më pas është larguar me një taksi.

Që prej atij momenti, adoleshenti nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët shprehen se kanë bërë denoncimin në polici, por deri më tani nuk kanë asnjë të dhënë për vendodhjen e djalit të tyre. Ata apelojnë që kush ka dijeni për vendodhjen e tij të njoftojë në numrin: 068 57 32 706.
Shtuar më 15/08/2014, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori