Zhduken pa gjurmë në Angli 24 vjeçarja shqiptare dhe vajza e saj
Një grua me origjinë nga Shqipëria dhe vajza e saj janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë prej disa ditësh në Angli.

Lajmi jepet nga BBC, e cila i referohet një zyrtari të lartë të policisë, sipas të cilit gruaja është 24 vjeçarja Sebjana Myzeqari, ndërsa vajza e vogël quhet Enisa.

Për to nuk ka asnjë informacion që prej datës 2 prill, ndërsa mësohet se Sebjana që prej asaj date nuk ka përdorur as kartat e telefonit, as ato të bankës duke bërë që policia të dyshojë se nuk është larguar ende nga Anglia.

Sipas oficerit britanik Myzeqari kishte ardhur nga Shqipëria tre vitë më parë dhe 2-vjeçarja Enisa është e regjistruar në çerdhe.

Sipas tij, nena e saj bënte një jetë shumë të izoluar dhe ka shumë pak miq në qytet.

Policia bën thirrje që kush i sheh të njoftojë menjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori