Në përfundim të fazës së parë të
kontrollit të
dosjeve të pasurive të krerëve të institucioneve rezulton se në arkivin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive janë zhdukur 16
dosje.
Burime nga ky institucion pohojnë për “Shekullin”se mes
dosjeve të zhdukura janë edhe ato të ish-kryeinspektorëve, Adriatik Lalla dhe Zana Xhuka, dy paraardhësit e kryeinspektorit, Shkëlqim Ganaj.
Në përfundim të këtij procesi janë sistemuar e kontrolluar nga e para rreth 16.000
deklarata pasurie, 30.000 fletë kontrolli aritmetik e logjik dhe 5500
dosje të
kontrollit të plotë, nga viti 2004 deri më sot.Pas përfundimit të kësaj faze do të nisë dhe faza e dytë që ka të bëjë me kontrollin e dokumentacionit të
dosjeve, proces ky që është edhe më delikat dhe që kërkon më shumë kohë.
Shtuar më 22/03/2014,
ora 10:53