"Zhdëpi" në dru kunatën, arrestohet 48 vjeçari
Një 48-vjeçar është arrestuaar nga policia e Krujës, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale B.R, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme
Shtuar më 23/11/2020, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori