Zhbogar: Pas GJND-se, njohje te reja per Kosoven
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dhe ministri slloven i punëve të jashtme, Samuel Zhbogar, kanë biseduar mbrëmë në Nju Jork për mundësitë në Ballkanin perëndimor.
"Të gjithë po e presim mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Në tetor, në Bosnje e Hercegovinë do të mbahen zgjedhjet ndërsa Maqedonia pret zgjidhjen për emrin, ftesën për hyrje në NATO si dhe nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha Zhbogar, raporton agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Siç raporton kjo agjenci, sipas mendimit të diplomatëve, vendimi i GJND-së me gjasë do të jetë vetëm “gjysmak”. Për këtë arsye, Zhbogar konsideron se pas vendimit, Kosova do të vazhdojë të mbledh njohje të reja, ndërsa Serbia, me gjasë, do të kërkojë rihapjen e debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
“Forcat e OKB-së janë gjithandej rajonit, e posaçërisht në Kosovë, mirëpo është BE-ja ajo forcë që do duhej të tregonte rrugën përpara, dhe OKB-ja është e gatshme të bashkëpunojë në këtë drejtim”, ka vlerësuar Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Shtuar më 13/07/2010, ora 13:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori