Zhbllokohet pas shumë orësh autokolona e ushtrisë shqiptare që u bllokua nga komunistët grekë
Mjetet greke njoftuan se u zhbllokua në orët e mbrëmjes kolona ushtarake shqiptare që po udhëtonte drejt Rumanisë për të marrë pjesë në një stërvitje të NATO-s.

Kolona e përbërë nga 20 automjete dhë dy autobusë u bllokua për pesë orë në Autostradën “Egnantia” pranë Kozanit, në Greqinë Veriore, nga një grup i madh simpatizantësh të Partisë Komuniste greke.

Sipas burimeve lokale greke komunistët grekë me flamuj në duar dhe parulla anti-NATO krijuan një zinxhir njerëzor duke mos lejuar kalimin e autokolonës ushtarake që kishte hyrë nga Shqipëria dhe po udhëtonte tranzit për në Rumani. Policia greke tha se do të përdorte forcën dhe drejtuesit e grupimit politik urdhëruan pas pesë orësh lirimin e rrugës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare konfirmoi vijimin e misionit nga ushtarakët shqiptarë. “I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë në mbrëmje. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2017, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori