"Zhvatje me uniformë", shkarkohen 3 inspektorë të Tatimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve së fundmi ka shkarkuar nga detyra, 3 punonjës me pozitën e inspektorit të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë.

Inspektorët Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe ka shpallur në kërkim P.H., 43 vjeç, janë arrstuar ditën e djessme nga autoritetet me akuzën se kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së PërgjithshmeTatimeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajojmë bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore”- thuhet në njoftimin e Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori