Zhani Ciko për humbjen e Françesk Radit: Nuk guxova ta shihja...
Një nga emrat më të njohur të artit dhe muzikës në Shqipëri, maestro Zhani Ciko ka reaguar pas humbjes në moshën 67­vjeçare të kantautorit Françesk Radi, i cili pas disa ditësh në spital nuk ia doli të jetonte.

Në një lidhje telefonike në News24, Ciko u shpreh i pikëlluar për humbjen e Radit dhe rrëfeu se e pati të pamundur ta shikonte në spital.

“Nuk guxova ta shihja. E mora vesh gjendjen e tij. Ishim parë në ambientet e shtëpisë dhe ishim shkëmbyer në shëtitjet e mëngjesit. Më ra si bombë. E kam përjetuar edhe me kolegë të tjerë atë sëmundje dhe nuk mora guximin të shkoja. E lashë Teftën me njerëzit e saj në pritje të një mrekullie. U ndjeva shumë keq kur mora vesh lajmin e ndarjes së tij”, rrëfeu Zhani Ciko.

Duke u ndalur tek ajo që Françesk Radi i solli muzikës shqiptare, maestro Ciko thotë se ai solli një notë të re në podium, shkruan BW.
Françesk Radi dallohej për individualitetin e tij. Ai hipi në podiumin e muzikës së asaj kohe duke sjellë një notë të re. Një djalë i ndrojtur fillimisht. E karakterizonte modestia por ishte një njeri me karakter, siç e kanë pasur familjarisht. Radi solli një mënyrë tjetër të tregimit të këngës. Ai e konsideronte muzikën e lehtë si një mënyrë shprehjeje të veçantë, si një mënyrë afrimi të spektatorit me festivalin. Në festivalin e 11­të u godit mënyra e tij që u quajt ndikim i huaj. Por, edhe ku u kthye nga zonat e veriut ai vazhdoi me mënyrën e tij të të kënduarit”, tregoi Ciko, ndërsa shton se Françesk Radi la shumë plane pa përfunduar. “Edhe në takimet e fundit kishte shumë plane. Dhimbja për Fracesk Radin është njerëzore e artistike”, tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2017, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori