Zguri zbulon ditën kur do merret vendimi për mandatet e Rakipit dhe Rehovicës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e mërkurrë për të dalë në një vendim për kërkesën e Prokurorisë për dy deputetët, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.

Ditën e sotme KQZ njofton se kërkesa për heqjen e mandatëve, do të shqyrtohet të mërkurën në mesditë.

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.​ /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori